Haradinaj: 30 mijë veteranë dalin veç në Dukagjin

Aktuale

Haradinaj: 30 mijë veteranë dalin veç në Dukagjin

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka fol për numrin e veteranëve të UÇK-së me theks të veçantë për zonën e Dukagjinit ku ka qenë komandant gjatë viteve të luftës 1998-1999.

Përball gazetares Jeta Xharra, Haradinaj u përball me deklaratën e dhënë më 2000 kur kishte thënë se nuk ka pasur më shumë se 3,000 pjesëtarë nën komandën e tij në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Nëse m’pyet mu sinqerisht, edhe sinqerisht po ta them, nifar mesatarje ku çdo vendbanim në zonën ku kam luftu është mobilizu e kanë marrë armë. Lirisht shifra del mbi 30 mijë veç në Dukagjin nën armë. Nën armë, tu bo roje, tu bo aktivitet, tu punu”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se ka kërkuar nga Prokuroria që ta përshpejtojë hetimin e listave dhe u ka dhënë qasje në të gjitha dokumentet që i kanë kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat