Murati për rritjen e pagave: Nëse ky vendim është i vërtetë, me të vërtetë na mori e liga

Aktuale

Murati për rritjen e pagave: Nëse ky vendim është i vërtetë, me të vërtetë na mori e liga

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:16
Artan Murati

Pas vendimit të kryeministrit për rritjen e pagave për vete dhe zyrtarët e qeverisë, ka reaguar hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shpreson që të jetë lajm i rrejshëm, pasi nëse është i vërtetë, është vendim i turpit dhe nëse ky vendim është i vërtetë, na mori e lia, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Jam tu shpresu e tu u lute me qene lajm i rrejshem ky vendimi 04/20 i Qeverise. Nese nuk e keni pa, ky vendim thote:

- Kryeministrit i dyfishohet paga, do te kete page 2950 euro;
- Zevendeskryeministrave do t'u rritet paga ne 2500 euro;
- Ministrat do te kene page 2000 euro;
- Armata e zv.Ministrave do te na kushtoj shtrenjte. Secili nga keta margaritar do te marre page prej 1150 eurove ne muaj. 69 i kemi per momentin.
- Shefat e kabinetave, keshilltaret, cdokush qe sillet neper zyre te zyrtareve tane do te marre 1000 e kusur euro.

Nese ky vendim eshte i vertete, eshte vendim i turpit, i shkeljes se dinjitetit te popullit me te varfer ne Evrope.

Nese ky vendim eshte i vertete, shpresoj qe eshte perfshire ne Raportin e 100 diteshit te Qeverise, me e pasqyru suksesin e njemend;

Nese ky vendim eshte i vertete, ne, qytetaret e ketij vendi, po paguajme me kurrizin tone te gjithe makthin, papunesine, izolimin e padrejtesite e perditshme;

Nese ky vendim eshte i vertete, ndjej keqardhje per te gjithe intelektualet e vendit, per studentet qe kthehen per te kontribuar ne Kosove, per prinderit, per secilin njeri qe me mish e shpirt lufton per ta siguruar ekzistencen e familjes se vet edhe per nje dite tjeter.

Lutem qe ky vendim te mos jete i vertete. Lutem me shpirt qe eshte lajm i rreme. Nese ky lajm eshte i vertete, me te vertete na morri e liga!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat