Berisha reagon për rritjen e pagave: Duhet tu rriten edhe për gjyqtarët, ndryshe le ta bllokojnë punën

Aktuale

Berisha reagon për rritjen e pagave: Duhet tu rriten edhe për gjyqtarët, ndryshe le ta bllokojnë punën

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 08:26
Ramush Haradinaj

Besnik Berisha, ish këshilltari i ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar rritjen e pagave nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rritja për kryeministrin dhe ministritë, nënkupton që duhet të rriten pagat edhe për të gjithë gjyqtarët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu thotë se nëse nuk rriten pagat edhe për gjyqësorin, ai duhet ta bllokojë punën derisa të trajtohen të barabartë me parinë e vendit.

Postimi i plotë:

A thua a e ka mendu Qeveria se rritja e pages se Kryeministrit dhe Ministrave nenkupton dhe duhet te reflektoje patjeter dhe ne rritje te pagave per te gjithe gjyqtaret e Republikes se Kosoves.

Vec ishalla tash nuk thone qe per gjyqtare s’kane buxhet  ???? . Nese ndodhe kjo, e qe gjasat jane te medha te ndodhe, gjyqsori duhet ta bllokoj punen deri ne trajtimin e tyre njejte sic po e trajtojne veten paria e ketij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat