Thaçi: Kosova ka autostradat dhe rrugët më të mira në rajon

Aktuale

Thaçi: Kosova ka autostradat dhe rrugët më të mira në rajon

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 12:06
Hashim Thaçi

Kështu është shprehur kryeministri i vendit Ramush Haradionaj, në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup ‘Arben Xhaferi”.

Haradinaj e ka quajtur infrastrukturë euroatlantike ndërtimin e kësaj autostrade, derisa ka thënë se përfundimi  i tërësishëm i ndërtimit të saj do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Haradinaj: Shkupi më afër se kurdoherë

“Shumë punë shumë  mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë  edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh. Jam thellë i bindur që vitin se vjen do të përfundojë e tëra  autorruga. Jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdo herë tjetër me Prishtinën”, tha Haradinaj.

Ai ka ngushëlluar edhe familjen e punëtorit i cili ka humbur jetën  gjatë ndërtimit të kësaj autostrade.

E presidenti i vendit Hashim Thaçi , tha se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur shumë punë dhe angazhim i përbashkët. Autostradën ‘Arbën Xhaferi”  Thaçi e ka quajtur projekt të Kosovës së re dhe ëndërr të gjithsecilit e cila sipas tij sot po jetësohet.

Thaçi: Projekt i Kosovës së Re

 “Ky është projekti i Kosovës së re, është projekti i Kosovës moderne, është projekti i Kosovës evropiane, është projekti i ëndrrave që kemi pasur dhe qe po shndërrohet në realitet”, tha Thaçi.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Pal  Lekaj tha se ndërtimi i autostradës ‘Arbën Xhaferi” ka një impakt të jashtëzakonshëm  për qytetarët, e me theks të veçantë në ndërtimin e korridoreve me shtetet fqinje.

Lekaj shtoi se kjo autostradë do të ndikojë pozitivisht edhe për Brezovicën dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Lekaj: Me këtë autostradë lidhim korridoret me shtetet fqinje

“Nuk ka diçka më të mirë kur bashkohemi për të mirën e vendit. .Kjo është dëshmia më e mire që ne jemi zotuar që do te jemi në shërbim të vendit,  në shërbim të mirës, shërbim të punës, qe ka impakt pozitiv tek qytetarët tek lidhja me korridoret e shteteve fqinje n dhe ne duhet së basku t’i gëzohemi”, tha Lekaj.

E për prerjen e shiritit të kësaj autostrade është përzgjedhur xhudistja kosovare, njëherësh kampione botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi.

Thaçi: Kosova ka autostradat dhe rrugët më të mira në rajon

Sot është bërë inaugurimi i segmentit të dytë të Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ka marrë pjesë në këtë inaugurim, ka thënë se Kosova është bërë me autostradat dhe rrugës më të mira në rajon dhe shembull për këtë është autostrada “Arbër Xhaferi”, përcjell Bota sot.

“Ky shekull nuk është i kufijve dhe ndarjes së popujve, por i afrimit dhe lidhjes së tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosovën e kemi bërë me autostradat dhe rrugët më të mira në rajon. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi” është një dëshmi tjetër për këtë. Ky shekull nuk është i kufijve dhe ndarjes së popujve, por i afrimit dhe lidhjes së tyre. Ky është vizioni ynë për Kosovën dhe rajonin tonë. Këtij vizioni i shërben edhe kjo autostradë. HTH./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat