Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2018

Aktuale

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2018

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
Seanca e Kuvendit

(E plotësuar) - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sonte Ligjin për Buxhetin për vitin 2018 me 59 vota për, 16 kundër dhe asnjë abstenim.

Miratimi i ligjit erdhi pas shumë debateve dhe miratimit të amendamenteve të ligjit.

Miratohet mocioni i LDK-së që dënon gjuhën e përdorur nga Nasim Haradinaj

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin përmbajtësor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

Hoti: Kuvendi të dënon gjuhën fyese dhe urrejtëse

 “Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon gjuhën fyese dhe të urrejtjes të përdorur nga përfaqësuesi i OVL të UÇK-së për vrasjet politike të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e drejtësisë që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat adekuate që rastet e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri, dhe të marrin dënimin e merituar. Vetëm zbulimi i vrasjeve politike dhe i të gjitha krimeve të tjera të pandriçuara garanton zhvillimin e Kosovës si shtet ku sundon ligji dhe e drejta dhe ku të gjithë qytetarët, pa dallim, ndjehen të sigurte”, tha Hoti.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja tha se gjuha e përdorur nga Haradinaj lidhur me vrasjen e shumë personaliteteve të pasluftës, është një gjuhë e papranueshme dhe e dënueshme dhe që nuk duhet të zë vend në institucionet e Kosovës.

Ai tha se Haradinaj duhet të dal në publik dhe të kërkoj falje. Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se gjuha e tillë është e papranueshme dhe e dënueshme. Ai shtoi se mbështesin mocionin e LDK-së. Por, kërkoi që të futet edhe një pikë ku flet edhe për vrasjet e veprimtarëve të parive tjera, çka ngjalli debat.

Krasniqi: Mos i përmendni vetëm veprimtarët e LDK-së 

 “Ne e mbështesim një qëndrim të tillë kundërshtues për gjuhën fyese të përdorur ditë më parë, por propozojmë që të plotësohet paragrafi i dytë, dhe të mos përmendën vetëm veprimtarët e LDK-së, por të përmenden edhe veprimtarë të partive tjera, të LPK-së, të cilët janë vrarë dh të cilët sot e kësaj ditë nuk dihet për fatin e tyre çka ka ndodhur”, tha Krasniqi.

Por, LDK nuk donte të ndryshonte tekstin e mocionit, duke thënë se nuk ka arsye për një gjë të tillë.

Hoti: Mocioni lidhet me një deklaratë specifike

(Video) “Ne propozojmë që ky mocion të hedhet në votim. Unë pash një deklarim të shefave të grupeve që kishte një përkrahje të plotë. Ajo që kërkon zotëri Krasniqi është në paragrafin 3. Për hir të korrektësisë ky mocion lidhet me një deklaratë që një person ka bërë para dy dite. Pra, kjo deklaratë ligjet me atë deklarim të atij personi. Kushdo që në të ardhmen e jep një deklaratë fyese, denigruese ne do jemi prapë”, u shpreh Thaçi.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se duhet të kihet kujdes, sidomos kur përfaqësojnë organe, forume, sepse fjalët që dalin nuk mund të tërhiqen edhe nëse nuk është menduar ashtu.

Sherifi: Po e marrim rolin e prokurorit, gjykatësit

“Ajo që po bëjmë ne, po e dënojmë dikë që ka përdorë një gjuhë fyese, ne këtu po marrim një vendim që i takon gjyqësorit. A është vrasje politike nuk na takon neve ta caktojmë. Ne duhet të themi për vrasjen e veprimtarëve politik të LDK-së, t’ia lëmë të tjerëve të vendosin për motivet, sepse motivi shpesh herë përcakton, ose kur e gjenë motivin e gjenë edhe vrasësin, e gjenë edhe urdhërdhënësin. Prandaj ju lus për mirëkuptim ta zhvendosim, politike është por veprimtarët kanë qenë politik, por jo motivi. Ne këtu si organ legjislativ po marrim rolin e prokurorit, gjykatësit, hetuesit të shkallës së parë, shkallës së dytë dhe vijmë në përfundim se vrasjet paskan qenë politike”, tha Sherifi.

U involvuan edhe deputetët tjerë të LDK-së, duke këmbëngulur për mos ndryshimin e mocionit. Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, tha se vrasjet janë politike dhe të tilla duhet të cilësohen edhe në tekst.

Shala: Vrasjet e veprimtarëve politik janë vrasje politike

 “Unë besoj që teksti është i saktë dhe i qartë dhe është i frymës së kryesisë së Kuvendit sepse mbrëmë kemi diskutuar gjatë. Unë dëshiroj të saktësoj për dy gjëra. E para ky nuk është problem gjuhësor, sepse vrasjet e veprimtarëve politik janë vrasje politike, i thartë ose jo janë vrasje politike. Dhe dyta, ku është një dokument politik dhe është deklaratë dhe nuk është një akt gjykimi, nuk po e gjykojmë askënd dhe nuk vendosim për asgjë. Shprehim nëpërmes një deklarate një qëndrim të institucionit themelor të Kosovës”, theksoi Shala.

****

Me 68 vota për, një kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin përmbajtjesor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, PDK e përkrah, por AAK e NISMA...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se vendimin për ngritjen e pagave në Qeveri e kanë dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasi është konflikt interesi me ngrit pagën për vete por njëkohësit është edhe vepër penale.

Ajo tha se për vendimin ka votuar edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili në vazhdimësi thotë se do ta lufton korrupsionin ndërkohë që ka bërë vepër penale, bashkë me ministrat tjerë dhe kryeministrin.

Haxhiu ka pyetur Haradinajn se si do të qëndrojë i qetë kur ka shumë fish pagën më të madhe se pensionistët, e shumë fish më të lartë se paga minimale.

Ajo tha se vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave e kanë dërguar në AKK, derisa ka paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Image
Avdullah Hoti

LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjen e mocionit përmbajtjesor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

“Kuvendi i Kosovës dënon gjuhën fyese dhe urrejtëse të përdorur nga përfaqësuesi i OVL-UÇK për gjuhen e përdorur ndaj njerëzve të vrarë të LDK-së”, tha Hoti.

Glauk Konjufca nga vetëvendosja tha se gjuha e përdorur nga Haradinaj lidhur me vrasjen e shumë personaliteteve të pas lutës, është një gjuhë e papranueshme dhe e dënueshme dhe që nuk duhet të nxëjë vend në institucionet e Kosovës. Ai tha se Haradinaj duhet të dal në publik dhe të kërkoj falje.

Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se gjuha e tillë është e papranueshme dhe e dënueshme. Ai shtoi se mbështesin mocionin e LDK-së.

Ahmet Isufi nga AAK-ja, theksoi se ata kërkojnë nga organet e drejtësisë të hetojnë dhe zbardhin të gjitha vrasjet e pasluftës.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se duhet të kihet kujdes, sidomos kur përfaqësojnë organe, forume, sepse fjalët që dalin nuk mund të tërhiqen edhe nëse nuk është menduar ashtu.

Kjo është deklarata e plotë:

Legjislatura VI

Sesioni vjeshtor

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6.1 të Rregullores së Kuvendit në Seancën Plenare, të mbajtur me 22.12.2017 me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së nxjerr këtë:

D E K L A R A T Ë

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon gjuhën fyese dhe të urrejtjes të përdorur nga përfaqësuesi i OVL të UÇK-së për vrasjet politike të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e drejtësisë që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat adekuate që rastet e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri, dhe të marrin dënimin e merituar.

Vetëm zbulimi i vrasjeve politike dhe i të gjitha krimeve të tjera të pandriçuara garanton zhvillimin e Kosovës si shtet ku sundon ligji dhe e drejta dhe ku të gjithë qytetarët, pa dallim, ndjehen të sigurte.

Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca për shqyrtimin e dytë të buxhetit  (Drejtpërdrejt)

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e dytë të projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat