Konjufca, ministrave: S’e kam dit që rritja e pagave ishte problem për të ardhur në Kuvend

Aktuale

Konjufca, ministrave: S’e kam dit që rritja e pagave ishte problem për të ardhur në Kuvend

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka ironizuar në seancën e sotme të Kuvendit me rritjen e pagave për qeveritarët.

“Po i shohim gati krejt ministrat këtu, nuk e paskam dit që problemi ka qenë të rritja e rrogave për me ardh ju të gjithë këtu”.

“Leximi i dytë i projektligjit për buxhet po bëhet pas një vendimi kontrovers dhe të gabueshëm të kryeministrit që merr vendim me i rrit pagat e gjithë kësaj morie të ministrave e mos të flasim për zëvendësministrat dhe kjo është barrë e konsiderueshme buxhetore”.

“Shumë më mirë të ishte që ky vendim i keq të merrej përpara shqyrtimit të buxhetit që ne me pa koston vjetore që do ta ketë Republika e Kosovës”.

Konjufca ka thënë se vendimi i kryeministrit Haradinaj është konflikt interesi.

“Shembulli më i keq është nëse zyrtarët publikë, kompentencat që i kanë me i shfrytëzu me i rrit pagat vetes”.

“Ne duhet herë do kur me apliku shembullin amerikan që kongresmenët nuk mund t’ia rrisin pagat vetvetes”.

“Të vendosësh për vetveten dhe të rrisësh pagën 120 % si shpërblim që ke bërë 100 ditë qeverisje, atëhëeë shtrohet pyetja çfarë do të ndodhë kur i bëni 200 ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat