Veseli dhe Haradinaj në konsultime për Gjykatën Speciale?

Aktuale

Veseli dhe Haradinaj në konsultime për Gjykatën Speciale?

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:57
Haradinaj dhe Veseli

Derisa po diskutohen amendamentet e buxhetit për vitin 2018 dhe po votohen ato, paralelisht po mblidhen nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale, bazuar në 15 mijë nënshkrimet e peticionit të iniciuar nga Shoqatat e Luftës.

Për seancën të jashtëzakonshme duhen 40 nënshkrime dhe ato tashmë ka filluar t’i mbledh deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Derisa po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve, kryetarët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës, Kadri Veseli i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së kanë dalë nga seanca.

Burime të mediave bëjnë të ditur se Veseli dhe Haradinaj po konsultohen lidhur me lidhjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales.

Për ta shfuqizuar ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, duhen së paku 80 vota dhe marrë parasysh se edhe Lëvizja Vetëvendosje disa herë është deklaruar kundër kësaj gjykate, ekziston mundësia që pa problem të bëhen ato.

Edhe pse seanca që po mbahet lidhur me buxhetin është e fundit për sesionin vjeshtor, ka zëra që një seancë e re për Speciale do të mbahet qysh sonte. Të tjerë thonë se kjo seancë mund të mbahet të martën që vjen. Megjithatë, deri me tash nuk ka asgjë të konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat