Tentativa për rrëzimin e Speciales, Delawie në Kuvend

Aktuale

Tentativa për rrëzimin e Speciales, Delawie në Kuvend

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Kuvendi i Kosovës

Ambasadori Amerikan është parë tek qëndron në hollin e Kuvendit të Kosovës pak minuta pasi në ambientet e kuvendit është nisur iniciativa për rrëzimin e ligjit për gjykatën special.

Në seancën e kuvendit deputetët kanë nisur iniciativën për mbledhjen e 40 nënshkrimeve për të nisur nismën ligjore. Pak minuta pas kësaj nisme Delawie është parë tek kontakton me deputetë ndërsa nuk ka dhënë deklarata për media.

Delawie përmes Twitter-it, u shpreh i zhgënjyer nga kjo tentativë duke përmendur edhe kontributin e SHBA-ve në sukseset e Kosovës.

“Ne nuk kemi investuar me kaq përkushtim për suksesin e Kosovës, për ta parë teksa shkatërron të ardhmen e vet duke e zhbërë ligjin për Gjykatën Speciale”, shkroi ai në Twitter.

Organizata e Veteranëve të luftës këto ditë ka nisur të mbledhë nënshkrime për një peticion, në të cilin kërkohet që të shfuqizohet ligji për formimin e Gjykatës Speciale, raporton kallxo.

Gjykata Speciale tani e formuar, pritet që të gjykojë krimet e luftës të kryera në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat