Dështon mbledhja e Kryesisë që të mbajë seancë për ta rrëzuar Specialen

Aktuale

Dështon mbledhja e Kryesisë që të mbajë seancë për ta rrëzuar Specialen

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:57
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se nuk do të mbajnë seancën e jashtëzakonshme, pasi në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit nuk ishin të pranishëm LVV, LDK dhe Lista Serbe.

Gjatë një prononcimi para mediave në takimin e kryesisë, pro mbajtjes së mbledhjes ishin anëtarët e AAK-së dhe Nismës.

Ahmet Isufi nga AAK ka thënë se është qëndrim jo serioz mos prezenca në takimin e kryesisë së Kuvendit, kurse ka kërkuar që të respektohet kërkesa e deputetëve që kërkuan mbajtjen e seancës.

Kurse Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se duhet të shkojnë ne seancë, nëse kryesia mblidhet dhe të adresojnë çështjet e kërkuar nga deputetët.

Kurse Memi Krasniqi nga PDK ka thënë se këto procedura nuk mund të procedohen më tej dhe nuk ka logjikë që të vazhdohet më tutje, pasi mungon kuorumi në kryesi të Kuvendit.

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka sqaruar se me kërkesë të përfaqësuesit të Vetëvendosjes është shtyrë mbledhja e kryesisë së Kuvendit për në ora 21:00. Ai ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit, nuk mund të vazhdohet më tutje kjo çështje, ndërsa për takimin e radhës do të njoftohen më kohë

***

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen para pak minutash. Më poshtë gjeni videon drejtpërdrejt nga mbledhja.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka shtyrë mbledhjen e filluar në ora 19:00, për orën 21:00, pasi nuk ka pasur kuorum.

Në mbledhje do të diskutohet kërkesa e 43 deputetëve për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në mbledhjen e kryesisë kanë munguar përfaqësuesi i LVV-së, Aida Dërguti LDK-së, Kujtim Shala dhe Listës Serbe.

Kryesia e Kuvendit shqyrton kërkesën e deputetëve për Gjykatën Speciale

Kryesia e Kuvendit shqyrton kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit në takim urgjent për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Me 43 vota të deputetëve është kërkuar seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Tribunalit Special.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi që të mbahet mbledhja e Kryesisë menjëherë, ku do të shqyrtohet kërkesa e nënshkruar nga 43 deputetë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. 

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit po mbahet në keto çaste. Kërkesa e deputetëve është që seanca për anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale të mbahet sonte.

Kryesia e Kuvendit në takim urgjent për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar një mbledhje urgjente, për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Takimi ka filluar pas miratimit ët Buxhetit për vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, ku kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se mbledhja mbahet me kërkesë të 43 deputetëve, të cilët kërkojnë së sonte të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat