Reagon ashpër edhe ambasadori gjerman

Aktuale

Reagon ashpër edhe ambasadori gjerman

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 20:06
Christian Heldt dhe Hashim Thaçi

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar ashpër ndaj nismës së deputetëve që të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale.

Heldt ka thënë se çdo tentativë për të ndryshuar Specialen, mund ta kthej Kosovën pas në rrugën e saj euroatlantike.

Tutje, ambasadori gjerman thotë se ky vendim do të mund të dëmtonte raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.

“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gurthemel për zhvillimin e Kosovës. Specialja është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës. Çdo tentativë për të ndryshuar atë mund ta prapakthej Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe mund të dëmtoj raportet me miqtë dhe partnerët e afërt” ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat