Flasin nga LDK pas takimit me miqtë ndërkombëtarë, tregojnë për çka u koordinuan

Aktuale

Flasin nga LDK pas takimit me miqtë ndërkombëtarë, tregojnë për çka u koordinuan

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 21:49
Greg Delawie

(E plotësuar) - Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka quajtur dramatike por të panevojshme zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Sonte i kemi parë disa zhvillime dramatike të panevojshme. Ju keni parë sot koordinimin që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk mund të lejojmë që të Kosova të prishë këtë partneritet. LDK nuk lejon që të shkatërrohet për një natë atë që bashkë me miq është ndërtuar për 17 vjet”, ka thënë Hoti.

“Rruga e Kosovës është e qartë dhe ne nuk e lejojmë që një parti për tekat e saj të prish atë rrugë”, ka thënë ai.

***

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka përfunduar takimin në Zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku më parë kanë qenë edhe ambasadori britanik, Ruairi O'Connell dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat