LDK shënon 28 vjetorin e themelimit, Mustafa: Specialen e meritojnë ata që thonë “punë e madhe që janë vrarë veprimtarët e LDK-së”

Aktuale

LDK shënon 28 vjetorin e themelimit, Mustafa: Specialen e meritojnë ata që thonë “punë e madhe që janë vrarë veprimtarët e LDK-së”

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 07:22
Isa Mustafa

(E plotësuar) -  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka deklaruar se LDK është kundër çdo veprimi që e kthen Kosovën në kornizat e rezolutës 1244.

Këto komente ai i bëri me rastin e manifestimit të 28 vjetorit të themelimit të LDK-së ku të pranishëm ishin familja e ish kreut të këtij subjekti, Ibrahim Rugova, dhe anëtarë të shumtë nga të gjitha komunat.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se grupi parlamentar i LDK-së vlerëson se çështjet jetike për ekzistencën e vendit si ai i Gjykatës Speciale duhet të  trajtohen me maturi dhe pa nxitim.

Sipas tij, shfuqizimin e Dhomave të Specializuara po e kërkojnë ata që e themeluan atë.    

Mustafa: LDK është kundër çdo veprimi që rrezikon jetësimin e Kosovës

“Lidhja Demokratike vlerëson se drejtësia duhet të zbatohet në të gjitha rastet dhe për të gjithë pa dallim se duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe se Kosova do t’i përmbahet kontratave ndërkombëtare. Ne nuk shohim asnjë arsye për shfuqizim të këtij ligji dhe do të kundërshtojmë çdo veprim i cili rrezikon jetësinë e shtetit tonë dhe na kthen në kornizat e rezolutës 1244...16’44Lidhja Demokratike nuk e ka kërkuar themelimin e kësaj gjykate, Lidhja Demokratike ka kërkuar drejtësi themelimin e kanë kërkuar dhe e kanë shkaktuar të njëjtit që sot organizojnë shfuqizimin e saj, e kanë kërkuar dhe e meritoj ata dhe të sojit të tyre që deklarojnë që është punë e madhe që janë vrarë veprimtarët e LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha se drejtësia e Kosovës e ka me detyrim që për të gjithë veprimtarët e këtij subjekti politik të cilët janë vrarë të ndriçojë të gjitha rrethanat e vrarjes së tyre.

Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës sivjet 28 vjetorin e saj e feston si partia e parë në vend për nga numri i komunave që udhëheqë pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Ai  pati edhe një mesazh për rivalët politik të cilët sipas tij janë kundër Lidhje Demokratike të Kosovës  duke thënë se LDK së shpejti do të udhëheqë Kosovën.

Ai tha se subjekti që ai drejton është opsioni i vetëm politik që e dërgon Kosovën përpara.

Image

Mustafa: LDK si opozitë përballet me qeverisjen më të keqe që nga pas lufta

 “Lidhja Demokratike e Kosovës sot është partia më e fuqishme politike e konfirmuar si e tillë më 22 tetor ku LDK mori më së shumti vota nga qytetarët e Kosovës ,LDK është bartëse e  opozitarizmit në përballje me qeverisjen më të keqe dhe më agresive që ka pasur vendi që nga pas lufta. LDK sot është opsioni i vetëm politik në sytë e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar që mund ta qoj Kosovën përpara... 22;02”Më lejoni të ua dërgoj një mesazh të gjithë rivalëve tanë politik shumë shpejtë Lidhja Demokratike e Kosovës do ta udhëheqë Kosovën. Do ta udhëheqë Kosovën për ta shkëputur nga izolimi sikurse 28 vjet më parë, për ta drejtuar nga perëndimi dhe kah perëndimi sikurse 28 vjet më parë dhe kjo është e arritshme me programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me vizionin e saj dhe me qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se bashkimi i të gjithë rivalëve politikë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, qytetarëve ua ka qartësuar realitetin dhe në sytë  LDK është zgjidhja e vetme.

Gjatë manifestimit të 28- vjetorit të themelimit të LDK-së, Isa Mustafa tha se ky subjekt ka punuar shumë për shtet ndërtimin e Kosovës në momentet më kritike për vendin.

Manifestimi për shënimin e 28-vjetorit të  themelimit të LDK për të gjithë të pranishmit vazhdoi me një program kulturor.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është themeluar me 23 dhjetor 1989 në krye me presidentin e parë të shtetit të Kosovës, njëherësh edhe kryetarin e parë të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Me rastin e 28- vjetorit të themelimit të LDK-së krerët e këtij subjekti kanë bërë homazhe tek varri i ish Presidentit të Kosovës.

Mustafa: Specialja të mbetet, Qeverinë shpejt do ta drejtojmë ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia që drejton nuk e ka kërkuar Gjykatën Speciale, por e kanë kërkuar ata që sot po e kundërshtojnë.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë shënimit të 28 vjetorit të themelimit të kësaj partie, ku tha se do të kundërshtojnë çdo veprim që na kthen tek rezoluta 1244.

Ai shtoi se LDK së shpejti do të udhëheq Kosovë dhe kjo fal programit dhe mbështetjes së qytetarëve të Kosovës.

Mustafa ka deklaruar se sivjet 28 vjetorin e themelimit të tyre po e shënojnë si partia e parë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

"Si LDK kemi fituar numrin më të madhe të komunave nga partitë shqiptare, është kjo votë e besimit ndaj vlerave të LDK-së. Fitorja jonë është konfirmim i vlerave tona demokratike, shtet-ndërtuese, qytetare dhe etike që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë. Është fitore e degëve tona, e veprimtarëve, e njerëzve të të gjitha moshave, e atyre që na mbështetën, është fitore e qytetarëve tanë. Si parti  kemi përgjegjësin e parë në vend, shtetit të drejtohet drejtë zhvillimit dhe integrimit të tij dhe ta çlirojmë shtetin nga kapsit e shtetit", tha ai.

Mustafa tha se për të gjithë veprimtarët që u vranë u kanë borxh për të ndiçuar të gjitha rrethanat e vrasjeve, pasi drejtësia është detyrim jo vetëm për familjarët dhe neve si LDK por edhe për shtetin e Kosovës.

Ai tha se LDK në këtë mandat është përcaktuar të jetë opozitë e fuqishme dhe do të punojmë për fuqizimin e LDK-së.

Mustafa foli edhe për zhvillimet e mbrëmshme në vend, ku tha LDK është kundër të gjitha veprimeve që e kthejnë vendin tek rezoluta 1244.

"Vendi ynë dje u ballafaqua në hapa të nxituara për dhomat e specializuara. LDK dhe grupi ynë vlerësoi se çështje jetike për vendin duhet të trajtohen me maturi dhe pa nxitin dhe drejtësia duhet të vihet për të gjitha pa dallim dhe ne nuk shohim asnjë arsyeje për shfuqizim të këtij ligji. Ne do kundërshtojnë çdo veprim që na kthen tek rezoluta 1244. LDK nuk ka kërkuar themelim të kësaj gjykata, ne kemi kërkuar drejtësi dhe atë e kanë kërkuar ata që sot po e kundërshtojnë”, tha ai.

Në këtë manifestin të pranishëm ishin edhe familjarët e liderit themelues të kësaj partie, Ibrahim Rugova.

Ndërsa manifestimi vazhdoi me një program kulturor për të pranishmit.

Image

LDK nis shënimin e 28 vjetorit me homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, bashkë me anëtarët e kryesisë, me rastin e 28 vjetorit të themelimit të LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mustafa u shpreh mjaft i nderuar për faktin se e ka pasur një kryetar si Rugova, që i dha drejtimin kësaj partie.

Mustafa: Rugova i dha drejtimin demokracisë dhe ndërtimit të shtetit

“Ishte njeri i cili ia dha drejtimin Lidhjes Demokratike, por edhe drejtimet demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ne jemi të nderuar që kemi pas një kryetar të tillë, jemi të nderuar po ashtu që e kemi Lidhjen Demokratike, e cila edhe në të kaluarën, edhe sot po luan një rol themelor për shtetin e Kosovës si faktor shumë i rëndësishëm i drejtimit të këtij vendi drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kurse, i pyetur për konceptin rugovian, Mustafa tha se do ta janë së paku tri gjenerata të LDK-së, por që këtë koncept do ta mbanë përgjithmonë.

Mustafa: Do ta mbajmë gjithmonë konceptin rugovian

“Ne kemi mbajtur konceptin themelor që ne e quajmë si koncept Rugovian të Lidhjes Demokratike, do ta mbajmë gjithmonë këtë koncept. Kemi bërë punë të  madhe sepse kemi krijuar një harmoni të shkëlqyeshme ndërmjet gjeneratave, sepse janë gati 30 vjet, së paku 3 gjenerata të LDK-së. Natyrisht se ne kemi diversitet të mendimeve, diversitet të veprimeve, por i gjithë ai diversitet mbërthehet në logjikën, në idenë dhe në programin e LDK-së.

Aktiviteti i LDK-së do të vazhdojë sot edhe me një manifestim për ta shënuar këtë përvjetor./

LDK shënon 28 vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 28 vjetorin e themelimit të saj.

Për nderë të kësaj date, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me anëtarët e kryesisë, do të bëjnë homazhe te varri i ish-themeluesit të LDK-së dhe ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurse gjatë ditës, LDK po ashtu do të mbajë një manifestim për përvjetorin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat