Haradinaj viziton QKUK-në

Aktuale

Haradinaj viziton QKUK-në

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 10:10
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojnë sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përndryshe, ministri Ismaili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.

Ismaili ka thënë se për ndërtimin e këtij spitali tashmë është ndarë edhe një shumë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse, sa i përket sigurimeve shëndetësore, është theksuar se nuk bëhet para fundit të vitit 2018, ndërsa, gjatë gjithë 2018, fokusi do të jetë furnizimi me barna dhe rregullimi i shërbimeve shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat