Haxhiu: Thaçi kërkon garancë për vetën

Aktuale

Haxhiu: Thaçi kërkon garancë për vetën

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 11:27
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçi, pas tentimit të brendshëm për të  proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Po ashtu, ajo ka kujtuar kohën kur ishte për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, ku ka shkruar në Facebook se “Zyrtarë të lartë shtetërorë si Thaçi e Veseli dhe të tjerë, duhet të japin llogari jo për kohën e luftës, por për krimet në paqe ndaj Kosovës”.

Postimi i plotë:

Më kujtohet kur në muajin korrik të vitit 2015, pati dështuar votimi për Gjykatën Speciale por menjëherë pas një muaji gjegjësisht me 3 gusht të po atij viti, Kuvendi ka miratuar amendamentin për Gjykaten Speciale, pavarësisht kundërshtimeve tona.

Sot po vërtetohet që mosvotimi i amendamentit në korrik, ka pasur për qëllim rritjen e pazarit për Thaçin.

Siç po duket hapur, ai në atë kohë ka marrë garancë që nuk do të jetë njëri ndër të akuzuarit dhe duke e njohur që ai është në gjendje t'i jap shokët e luftës dhe ta kriminalizoj luftën për interesat e tij personale, edhe ka shtyer deputetët e partisë së tij të votojnë Gjykaten speciale.

Me gjasë tash së voni ka mundur të kuptoj që edhe ai do të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëj gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale. Njëri më dinak, më tinzar e më të paskrupullt, zor se mund të gjesh.

Zyrtarë të lartë shtetërorë si Thaçi e Veseli dhe të tjerë, duhet të japin llogari jo për kohën e luftës, por për krimet në paqe ndaj Kosovës.

Le të mos tentojnë të na gënjejnë që me ligj mund të shfuqizohet Gjykata Speciale, sepse PDK e LDK e kanë futur në Kushtetutë!

Kjo tendenca e mbrëmshme, është një përpjekje e Thaçit që të marr sërish garancë për veten.

Ne na duhet të ndalojmë tendencat e kriminalizimit të luftës së drejtë të UÇK'së ajo s'bëhet me këto përpjekje para së cilave fshihet Thaçi!

Hashim jep dorëheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat