Haradinaj takohet me ambasadorët e Quintit, ja për çka u diskutua

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorët e Quintit, ja për çka u diskutua

Nga: Bota sot Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj në takim me ambasadorët e Quintit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për komunikim e kryeministri, ku thotë se me ta ka biseduar për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përcjell Bota sot.

Haradinaj i ka falënderuar ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat