Reagon Thaçi, flet për paralajmërimet e ambasadorëve për Gjykatën Speciale

Aktuale

Reagon Thaçi, flet për paralajmërimet e ambasadorëve për Gjykatën Speciale

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të SHBA-së dhe Britanisë, të cilët mbrëmë thanë se nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, atëherë rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

Thaçi përmes një reagimi në Twitter ka thënë se gjitha paralajmërimet për rrezik janë spekulime.

Tutje, presidenti thotë se udhëheqësia e Kosovës mbetet e përkushtuar demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta.

“Në mesin e spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë do të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, thuhet në reagimin e presidentit.

Mbrëmë 43 deputetë nënshkruan një peticion ku kërkohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale, një gjë e tillë u kundërshtua ashpër nga ambasadorët e vendeve më të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat