Hoti: Kacafytjet e Thaçit me partnerët tanë e kanë sjellë këtu Kosovën

Aktuale

Hoti: Kacafytjet e Thaçit me partnerët tanë e kanë sjellë këtu Kosovën

Nga: Bota sot Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar arsyet e tyre përse nuk kanë marrë pjesë në fjalimin vjetor të Presidentit Hashim Thaçi në Kuvend.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se njëra nga arsyet e mungesës së tyre ka qenë roli destruktiv i Thaçit në marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Postimi i plotë  Avdullah Hotit:

Dje ne oren 13.00 nuk kemi marre pjese ne fjalimin vjetor te Presidentit Thaci ne Kuvend. 
Njera nga arsyet ka qene roli i tij destruktiv ne marredheniet diplomatike te Kosoves me partneret nderkombetare. Pas disa oreve kjo u be e qarte edhe per ata qe kishin dyshime. Sot kane vazhduar kacafytjet e tij me partneret tane qe e kane sjellur Kosoven ketu ku eshte./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat