E frikshme shuma që do t’i kushtojë Qeverisë për 71 zëvendësministrat

Aktuale

E frikshme shuma që do t’i kushtojë Qeverisë për 71 zëvendësministrat

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:56
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend të ndalet së emëruari zëvendësministra. Së fundmi, Qeverisë së Kosovës iu shtuan edhe dy të rinj, duke e çuar kështu numrin e tyre në 71.

Vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Avni Arifi, Fadil Arifi është emëruar zv.ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa në Ministrinë e Administratës Publike zv.ministër është emëruar Numan Baliq.

Megjithatë, kryeministri, edhe pse nuk krenohet me këtë numër të madh të zëvendësministrave, thotë se nuk e dëmton vendin me këtë numër të madh.

Rreth 1 milion euro në vit, shteti shpenzon për t’i paguar vetëm pagat e zv.ministrave pa ua llogaritur mëditjet dhe stafin.

Megjithatë, kryeministri është i bindur që nuk po e dëmton Kosovën. Secili zëvendësministër ka një shofer dhe një asistent/e.21 ministritë e vendit nuk kanë numra të zëvendësministrave në mënyrë të barabartër, raporton ktv.

Ka ministri ku deri tash ka arritur në 6 numri i zëvendësministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat