Haradinaj: Selia e Speciales duhej të ishte në Kosovë, nuk i prishim raportet me miqtë

Aktuale

Haradinaj: Selia e Speciales duhej të ishte në Kosovë, nuk i prishim raportet me miqtë

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për media, ka thënë se duhet respektuar mendimet e deputetëve të Parlamentit si kudo tjetër në botën demokratike.

“Duhet gjetur zgjidhjen më të mirë për çështje të ndryshme, e të cilat nuk do ta dëmtonin as Kosovën e as marrëdhëniet shumë mira që i kemi me miqët tanë perëndimor. Sa i përket Gjykatës Speciale personalisht mendoj se selia e saj ka qenë dashur të ishte në Kosovë e jo jasht vendit, sepse kështu mund të ketë mundësi të raportohet gjithqysh nga ato që ndodhin në atë gjykatë” tha Haradinaj.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve tona me BE ua them se nuk e ndjejmë veten mirë kur në Bruksel Kosova nuk përfaqësohet si duhet, si shtet sovran, me flamur e tjera që do të na bënin të ndjehemi të barabartë me të tjerët” deklaroi kryeministri Haradinaj në intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat