Avdyli e pyet Haradinajn: Cilët bashkëluftëtar të ndihmuan për shtëpinë milionëshe

Aktuale

Avdyli e pyet Haradinajn: Cilët bashkëluftëtar të ndihmuan për shtëpinë milionëshe

Nga: A.M. Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ishte jo transparent lidhur me pasurimin e tij.

Avdyli ka shkruar në Facebook se “që 17 vite sme ka rënë të shoh apo te degjoi që ata dhurojnë sepse skanë per vete. Si mjek i këtyre luftëtarëve paslufte me ka rënë të vizitoi qindra prej tyre por secili kishte hallin e raporteve per invaliditet nga plagosjet ose raporte per sëmundje për të fituar nje benefit social”.

Postimi i plotë:

Se Ramushi ishte i pangopshëm dhe jotransparent në pasurimin e tij të menjëhershëm ishte rasti i shtëpisë më të bukur në Dragodan e tokat e Gllogjanit. Për shtëpinë milionëshe u arsyetua me ndihmën e bashkëluftetarëve. Cilët bashkëluftetar ?! Kush janë ata ?! . Ata që po marrin 150 euro , ata që po vuajnë për mbijetesë. Që 17 vite sme ka rënë të shoh apo te degjoi që ata dhurojnë sepse skanë per vete. Si mjek i këtyre luftëtarëve paslufte me ka rënë të vizitoi qindra prej tyre por secili kishte hallin e raporteve per invaliditet nga plagosjet ose raporte per sëmundje për të fituar nje benefit social. Bashkëluftetari milioner i Ramushit eshte vetë ai , e jo dikush tjetër, ishte ai që beri miliona të dyshimtë nga krimi i organizuar dhe kontrabanda. Ai skishte fytyrë ateherë , ska as tani kur për këmisha e kravata rrit rrogën vetes në 3000€ e ska me pas as nesër . Ai është i pangopshëm për të grumbulluar pasuri të paligjshme dhe përveq 3000 ka me i perverësuar edhe 3.000.000. E ka humb marren në vitin 2000 dhe tani duhet me retorikën e një fëmije të pafajshëm të mashtroj sa më shumë njerz pa sy ,për të bërë milionat që aq shumë i adhuron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat