Thaçi uron Krishtlindjet: T’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin

Aktuale

Thaçi uron Krishtlindjet: T’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin

Nga: Bota sot Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 12:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve katolikë, me urimin që të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin.

 “Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë. Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat