Ish-bashkëpartiaku “godet” Haradinajn: A u lodhe o Ramush!

Aktuale

Ish-bashkëpartiaku “godet” Haradinajn: A u lodhe o Ramush!

Nga: Bota sot Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 12:30
Valentina Haliti

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, duke iu referuar një shkrimi të publikuar në gazetën “Bota sot”, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Maloku ka shpërndarë lajmin me titull: “Kjo trimëreshë erdhi nga Tirana për të luftuar në Drenicë si ushtare e UÇK-së, por sot si është ajo”, i cili flet për gjendjen e rëndë shëndetësore dhe ekonomike të ish-luftëtarës së UÇK-së.

“A u lodhe o Ramush”, ka shkruar Maloku, derisa ka numëruar vendimet e Haradinajt për ndarjen e 30 mijë eurove për shërimin e Bujar Bukoshit dhe faljen e 58 milionë eurove për ambalazhuesit e ujit.

Këta të fundit, ish-zyrtari i AAK-së i ka quajtur oligarkë, duke thënë se ata po shesin ujin e Kosovës, për të cilin luftoi edhe Valentina Haliti, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat