“Haradinaj do të bartë gjithë përgjegjësinë për varfërimin e buxhetit të Kosovës”

Aktuale

“Haradinaj do të bartë gjithë përgjegjësinë për varfërimin e buxhetit të Kosovës”

H.Orana Nga H.Orana Më 24 dhjetor 2017 Në ora: 18:10
Ramush Haradinaj

Deri më tani ka shkuar në 71 numri i zëvendësministrave në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Asnjëherë Kosova nuk ka pasur një qeveri kaq voluminoze me një numër kaq të madh të personelit, që do t’i kushtojnë shumë shtrenjtë buxhetit të Kosovës. E për të mos i mjaftuar kjo, Haradinaj ditë më parë rriti rrogën e vet dhe zyrtarëve tjerë qeveritar.

Image
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se brengosës është fakti se ky numër i madh i zyrtarëve do t’i kushtoj shtrenjtë edhe buxhetit të varfër të Kosovës.

“Nuk e kam konsideruar dhe vazhdoj të mos e konsideroj shumë brengosës numrin e madh të personelit kryeministror, sepse, çdo qeveri e ka planin dhe pikëpamjen e saj të veçantë qeverisëse, së cilës ia përshtat edhe aparatin  qeverisës. Prandaj numrin shumë të madh të ministrave dhe sidomos i posteve zv/ministrore, nëse ka pasur për qëllim volumin e programuar të punëve, do të kishte qenë jo vetëm i mirëkuptuar, por edhe i përshëndetur”, thekson Zogaj.

Ai thotë se nëse krejt kjo rritje e numrit të zëvendësministrave po bëhet për t’i ‘rehatuar’ partiakët e koalicionit, është veprimi më i kushtueshëm politikisht për kryeministrin Haradinaj.

“Mirëpo, nëse krejt kjo po ndodh për hire të kapicave politike të partive në koalicion, kjo është vërtetë për keqardhje të thelle, sepse, dihet mirëfilli se, në kushtet aktuale kjo është shumë e kushtuese për buxhetin e Kosovës dhe, ky veprim është edhe më i kushtueshëm politikisht për kryeministrin e Kosovës, në llogarinë e të cilit do të shkarkohet gjithë përgjegjësia, sepse, në fund të gjithë, edhe përfituesit aktual, që, jam thellësisht i bindur, se "këmbët e arushës" kanë për t'ia lënë në duar Ramush Haradinaj”, thotë analisti Skender Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat