Rreth 1600 të burgosur po kundërshtojnë ndryshimet në ligj me të cilat humbin disa benefite

Aktuale

Rreth 1600 të burgosur po kundërshtojnë ndryshimet në ligj me të cilat humbin disa benefite

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 22:52
Ilustrim

Më shumë se 1600 të burgosur po e kundërshtojnë ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, me të cilin atyre iu ndalohen disa beneficione që i kanë gëzuar në të kaluarën.

Ligji i ri nuk ua lejon atyre të pranojnë ushqim nga familjarët, e nga 21 ditë sa kanë pasur pushim vjetor, tash iu takon vetëm 1 javë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se këto ndryshime kanë shënuar regres në të drejtat e të burgosurve andaj është e nevojshme që të ndryshohet ky ligj.

Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës iu japin të drejtë të burgosurve, duke bërë thirrje që ky ligj patjetër të ndryshohet.

Ndërsa Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka thënë se

Ndryshimet në këtë ligj janë bërë pa u konsultuar fare me këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat