Çfarë thotë deputeti Tahiri për vrasjet politike

Aktuale

Çfarë thotë deputeti Tahiri për vrasjet politike

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 13:05
Labinot Tahiti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiti ka thënë se nuk dëshiron të flasë për vrasjet politike, pasi nuk ka njohuri për këtë temë.

“Për vrasjet politike të pasluftës, nuk kam çka të them, sepse nuk kam njohuri, dhe nuk dua ta vë veten në ato tema edhe pse ndjej keqardhje shumë”, ka thënë për Insajderin deputeti Tahiri.

Megjithatë, ai habitet me faktin se si partia që akuzon tjetrën për vrasje politike, pikërisht këto parti lidhnin koalicione.

“Pse pra kur shumë herë janë bërë fushata kundër vrasjeve, në anën tjetër pastaj janë vendosur koalicione direkt me të njëjtat parti??!”, ka hedhur dilemat ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat