Qytetarët tregojnë se cili është dështimi më i madh i Haradinajt

Aktuale

Qytetarët tregojnë se cili është dështimi më i madh i Haradinajt

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 13:13
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Instituti për Hulumtime dhe Analiza, përmes një pyetësori me shtatë qendrat kryesore me qytetarë, ka hulumtuar punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës.

Në bazë të këtij hulumtimi, ‘Qeveria Haradinaj’ problem kryesor ka pasur çështjen e Demarkacionit për shënimin e kufirit Kosovë – Mali i  Zi,  mos liberalizmin e vizave dhe kriza energjetike.

Për gjetjet kryesore të këtij hulumtimi ka folur Arian Janova, koordinator i projektit në Institutin për Hulumtime dhe Analiza, sipas të cilit përmes një pyetësori me 900 respodentë nga shtatë qendrat kryesore të Kosovës, 69 përqind prej tyre nuk kanë njohuri rreth planit qeverisës.  

Janova: Problemin më të madh “Qeveria Haradinaj” ka Demarkacionin

“Cilat janë fushat kryesore me të cilat po merret “Qeveria Haradinaj”? 32 përqind e qytetarëve mendojnë se është integrimi evropian, 23 përqind është infrstruktura, 19 përqind është shëndetësia, 8 përqind papunësia, arsimi dhe fusha të tjera. Se cilat janë problemet kryesore më të cilat është ballafaquar qeveria Haradinaj? 58 përqind e qytetarëve mendojnë se qeveria Haradinaj problem kryesor gjatë mandatit të tij  100 –ditësh e ka pasur demarkacionin, 30 përqind mendojë se problem ka pasur liberalizmin e vizave, 7 përqind për krizën energjetike, dhe 5 përqind janë tema të tjera”, ka thënë Janova. 

Ndërsa, si e arritur e kësaj Qeverie për 100 ditë, konsiderohet shpronësimi në Shipitullë dhe në Hade dhe projekti ‘Kosova e Re’.

Po ashtu sipas Janovës, e arritur konsiderohet shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendore që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Janova: Si e arritur e qeverisë, konsiderohet fusha e sektorit të energjisë

“Në pyetjen e ke katërt , se cilat janë tri arritjet më të mëdha të qeverisë Haradinaj? Qytetarët tanë janë përgjigjur se 32 përqind mendojnë se është energjetike, sa i përket shpronësimit në Shipitullë dhe në Hade  dhe për ndërtimin e termocentralit të ri, 28 përqind mendojnë se është shëndetësia për vizita e shpeshta që i ka bërë në QKUK, 17 përqind mendojnë se është stimulimi i prodhimeve vendore që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pastaj 10 përqind mendojnë se është arsimi, zhvillimi ekonomik dhe të tjera”, ka theksuar Janova. 

Në këtë publikim, Janova ka thënë se një prej dështimeve, është edhe çështja e papunësisë, që sipas tij, nuk ka pasur rezultatet nga kryeministri për zbutjen  papunësisë.

Janova: Prej tri dështimeve më të mëdha, janë rritja e shpenzimeve dhe mos liberalizimi    

“Në pyetjen e pestë se cilat tri dështimet më të mëdha të Qeverisë Haradinaj, qytetarët mendojnë se janë shpenzimet e mëdha, numri i madh i ministrave, zëvendëskryeministrave, zëvendësministrave për shpenzimet që janë direkt taksa që i paguajnë qytetarët dhe shpenzohet për këtë kabinet qeveritar, 27 përqind mendojnë për shpenzimet qeveritare, 28 përqind mendojnë është mos realizimi i liberalizmit të vizave, për shkak se kryeministri Haradinaj pati premtuar se brenda 100 ditëshit të tij qeverisës do të bëjë liberalizimin e vizave.  Pastaj 25 përqind e qytetarëve mendojnë se është papunësia që nuk kanë parë ndonjë lëvizje të Haradinajt sa i përket zbutjes së papunësisë”, ka thënë ai. 

Ky institut ka bërë edhe krahasimin e 100 ditëve të ‘Qeverisë Haradinaj’ me ‘Qeverinë Mustafa”. Janova ka thënë se problem për “Qeverinë Haradinaj’, mbetet numri I vogël e deputetëve të Parlamentit në koalicion qeverisës, në krahasim me “Qeverinë Mustafa” që i kishte 2/3 e deputetëve.

Problem tjetër, në bazë të hulumtimit, sipas Janovës mbetet edhe  rritje e shpenzimeve qeveritare për shpenzime të llukësit, që qytetarët thonë se “Qeveria Haradinaj’ veç po i rritë këto shpenzime, ndërsa “Qeveria Mustafa” kishte marr disa vendime që t’i ndalonte ato shpenzime.

***

Instituti për Hulumtime dhe Analiza – Prishtinë (IHAS-P), ka publikuar sot të dhënat e një pyetësori me qytetarë për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij hulumtimi, tri dështimet më të mëdha të qeverisjes Haradinaj në 100 ditëshin e parë janë Demarkacioni, liberalizimi i vizave dhe shpenzimet e mëdha për ministra e zëvendësministra.

Qytetarët mendojnë se kryeministri Haradinaj do të ballafaqohet me probleme të mëdha në 100 ditëshin e ardhshëm.

Ata kanë përmendur Demarkacionin, liberalizimin e vizave, Gjykatën Speciale dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës si sfida me të cilat do të përballet Haradinaj vitin e ardhshëm.

“Tri dështimet më të mëdha të Qeverisë Haradinaj në 100 ditëshin e parë janë shpenzimet e mëdha, numri i madh i ministrave e zëvendësministrave, ku 27 për qind e qytetarëve mendojnë se dështim janë shpenzimet e 28 për qind thonjë se është mosliberalizimi i vizave pasi Haradinaj kishte premtuar se brenda 100 ditëshit të qeverisjes do të ketë liberalizim të vizave”, thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, 69 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk kanë njohuri për planin e Qeverisë Haradinaj.

Ndërkaq, në pyetjet se cilat janë të arriturat më të mëdha të Haradinajt, 32 për qind e qytetarëve mendojnë se është sektori energjetik për shkak të nisjes së shpronësimeve në Shipitullë e Hadë dhe nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, 28 për qind mendojnë se është shëndetësia për shkak të vizitave të tij të shpeshta në QKUK dhe 17 për qinsd mendojnë se është stimulimi i prodhimeve vendore.

Hulumtimi është kryer me 900 respodentë në 7 qendrat kryesore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat