Selimi: Do të më dhimbsej Thaçi, s’dua ta shoh si të akuzuar nga Specialja

Aktuale

Selimi: Do të më dhimbsej Thaçi, s’dua ta shoh si të akuzuar nga Specialja

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 18:58
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është deklaruar për mundësinë që Gjykata Speciale të akuzojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë se do t’i dhimbsej Thaçi, nëse do të ndodhte një gjë e tillë.

“Çdo akuzë e ngritur për pretendimet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime mua më dhimbset shumë.Edhe sot nuk dua ta shoh Hashim Thaçin në bankën e të akuzuarve për atë çka ka bërë në luftë. Jo vetëm Hahim Thaçin, por askë nuk dua ta shoh në bankën e të akuzuarve”, ka thënë Selimi.

Sipas tij  manipuliji me luftën e UÇK-së është krim i vërtetë. Është shumë e rëndë të manipulohet me emocionet dhe ndjenjat e njerëzve”, ka shtuar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat