Ky është njeriu që e garantoi Thaçin se nuk do të prekej nga Specialja

Aktuale

Ky është njeriu që e garantoi Thaçin se nuk do të prekej nga Specialja

Nga: B.S Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 06:15
Hashim Thaçi

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se njeriu i vetëm që e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale ka qene Jakup Krasniqi.

Në shkrimin e tij në facebook, Zeka ndër tjera ka zbuluar edhe njeriun, që sipas tij i ka garantuar Thaçit se nuk do të prekej nga Gjykata Speciale.

“Ne vitin 2011-2012, nje diplomat i larte suedez ma dha si porosi qe te pakten Hajredin Kuçit t'i thosha, se nje Gjykate Speciale do behej shpejt, ose permes Keshillit te Sigurise te OKB-se, ose permes Brukselit e Washingtonit. -Leni bre keto fore, na thoshte. Besonte fuqishem ne ate qe i thoshte Kristofer Delli, i cili ja bante rrafsh punen e gjerave qe lidheshin me interesat e Kosoves, ngase ai njeri te gjitha rruzat e kuqe te gjakut i kishte para, ndersa ato te bardhat tendera milionesh.

Pastaj filloi loja e tij me opinionin vendor dhe ate nderkombetar. Nje dite fliste per padi ndaj Dickut, diten tjeter dilte me nje bela tjeter. Vendi po shkonte drejt kolapsit ekonomik dhe anarkise totale politike. Hasha ama nuk dorezohej . Delli e kishte garantuar se ai nuk do te "prekej" nga Gjykata”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Image
Hashim Thaçi dhe Kristofer Delli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat