Në bisedat telefonike mes Petrit Mehmetit e Osman Kelmendit përmendet edhe “Luli”! A është fjala për Kadri Veselin?

Aktuale

Në bisedat telefonike mes Petrit Mehmetit e Osman Kelmendit përmendet edhe “Luli”! A është fjala për Kadri Veselin?

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 12:07
Kadri Veseli

Në bisedat telefonike mes Petrit Mehmeti e  Osman Kelmendit, në aktakuzën kundër Bedri Krasniqit të cilën e ka siguruar Botapres ndër të tjerash përmendet edhe Luli.

Në këto biseda nuk sqarohe se për cilin Lul bëhet fjalë por ky pseudonim lidhet me emrin e Kadri Veselit si shef i SHIK-ut,

Ja biseda mes Petrit Mehmetit e Osman Kelmendit ku përmendet edhe Luli:

Petrit Mehmeti: A mundesh me qu dikon me fole me to?

Osman Kelmendi: Po unë jam ai që ka folë, kurrkush ska folë, unë jam ai që kam folë…

Petrit Mehmeti: A munesh ti me shku?

Osman Kelmendi: As s’se di Ibrahimi as Qerimi, as Luli…ato se kam pa kaherë, asnjoni se din.

Petrit Mehmeti: A mundesh ti ti me shku? Me diskutu këtë punë dhe me ia qit ni kapak diqysh.

Në pjesën e fundit të kësaj bisede telefonike Osman Kelmendi I bën të qartë Petritit se bashkëpunimi I mundshëm I Shkumbin Mehmetit me drejtësinë  do të konsiderohje si “tradhëti” he e krahaosi Shkumbin Mehmetin me Nazim Bllacën dhe e përmendi hakmarrjen e mundshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat