Zyrtari i LDK-së: Haradinaj po inkurajon qytetarët për veprime primitive

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Haradinaj po inkurajon qytetarët për veprime primitive

Nga: H.O. Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 18:44
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me qitjen me armë. Ndonëse Haradinaj kishte thënë se është traditë shqiptare, Gecaj thotë se nuk është punë nderi, por shkelje ligjore.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj: “E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, POR KJO NUK NA BËNË NDER. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera.”

Nuk është kjo punë nderi o Kryeministër, por është shkelje flagrante ligjore! Është vërtetë tragjike për ne si shoqëri ta dëgjojmë Kryeministrin e vendit të inkurajoj veprime të tilla primitive të së kaluarës. Tanimë është bërë e qartë se e tëra që mund të bëj kjo qeveri është vetëm prapakthimi!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat