“OVL e UÇK-së, mashë e Hashim Kadrisë”

Aktuale

“OVL e UÇK-së, mashë e Hashim Kadrisë”

Nga: Bota sot Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me tentimin e futjes në Kuvend të vendimit për shfuqizimin për ligjin për Gjykatën Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se OVL e UÇK-së është mashë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, përcjell Bota sot.

Tali thotë se me peticionin për Specialen, ata është dashur të kërkojnë dorëheqjen e Thaçit e Veselit, për dëmin që i kanë bërë vendit.

Postimi i plotë:

OVL e UCK'es mashe e Hashim Kadrise

I percjella pak (se nuk munda deri ne fund me degju rrena e demagogji rurale) dy emisione debati ne mes te disa perfaqesuesve te OVL se UCK'es e gazetareve lidhur me Gjykaten Speciale.

I degjoja demagoget se si tentonin qe per faje te Hashim Kadrise t'i akuzonin te gjithe deputetet e Kuvendit. Dhe keshe i kritikonin ata dy por ne kuader te Kuvendit.

O demagoge, ju qe po thuani se jeni Kryesi e re e OVL se UCK'es, Hashim Thaci me ndihmen e Kadri Veselit e ka kriju kete Gjykate Speciale, duke bere presion ne deputet e PDK'es!!!

Andaj, hipokrita ne ate "peticion" eshte dashte ta kerkonit edhe doreheqjen e Hashim Thacit nga posti i Presidentit dhe Kadri Veselit nga posti i Kryekuvendarit, dhe marrjen e tyre ne pergjegjesi per kete demtim qe ja bene Republikes tone!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat