Akuza të rënda të Adem Salihajt: SHIK-ku ka dashtë të më vras, kush ka guxim që...

Aktuale

Akuza të rënda të Adem Salihajt: SHIK-ku ka dashtë të më vras, kush ka guxim që...

Nga: B.S Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 09:28
Adem Salihaj

Tashmë jemi në prag të ngritjes së aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Kjo gjykatë, përveç krimeve të pretenduara të luftës, do të hetojë edhe vrasjet e pasluftës, e ku shumica e këtyre vrasjeve dhe atentateve ishin zyrtarë dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E një antenat e kishte përjetuar edhe ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Ai në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, sa ishte deputet kishte drejtuar akuza të rënda ndaj SHIK-ut, ku sipas tij SHIK-u ka dashur ta vras.

''ShIK-ku ka dasht të më vrase, kete nuk e them une, e thot raporti i NATO-s. Cili gjykatës dhe i cili prokuror guxon të zhvillojë një proces gjyqësor kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë”, kishte thënë Salihaj, përcjellë “Bota sot”.

Ai, në vitin 2015, para krijimi të Gjykatës Speciale, e kishte arsyetuar krijimin e kësaj gjykate, ‘me arsyen që në Kosovë nuk ka gjykatë që guxojnë t’i gjykojnë këto krime.

Ja video e fjalimit të plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat