Eskalon keq debati mes Mushkolajt e Klinakut, gati sa nuk rrahen live në emision

Aktuale

Eskalon keq debati mes Mushkolajt e Klinakut, gati sa nuk rrahen live në emision

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:02
Imer Mushkolaj dhe Faton Klinaku

Analisti Imer Mushkolaj dhe sekretari i OVL’së së UCK’së, Faton Klinaku janë përplasur fort mes vete në një studio televizive, ku po diskutohej zhbërja e Gjykatës Speciale.

Përderisa analisti Mushkolaj po fliste rreth pasojave që mund të vijnë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Klinaku kishte mbrojtur qëndrimin e organizatës së tij dhe krerëve të lartë shtetërorë se Specialja duhet të rrëzohet.

Sipas Klinakut, përkrahja e Speciales të bën proserb dhe të tillë e ka quajtur ai Mushkolajn, duke i thënë se ‘ti ke dëshirë me u kthy Serbia”.

Kjo e ka nervozuar analistin duke eskaluar biseda mes tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme tek minuta 29.52:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat