Zëvendësministri tallet me Haradinajn qe nuk e ftoi ne takim

Aktuale

Zëvendësministri tallet me Haradinajn qe nuk e ftoi ne takim

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:54
Takimi i zëvendësministrave

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim me zëvendësministrat e kabinetit të tij. Por jo të gjithë ishin aty. Gani Koci, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është tallur përmes rrjetit social Facebook se duke thënë se nuk ka dijeni pse ai nuk është ftuar aty.

“Fort merak po më mbetët të di se cilat ishin vendimet e Kryeministrit me ekipin e dytë(22x5)!Nuk e di pse nuk jam ftuar edhe unë? Veç nëse Kryeministri më konsideron si pjesë e ekipit të parë”, ka shkruar ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin me këta zëvëndësministra, ka këkruar që secili nga ta të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë emëruar. Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat