Mbrojtja e Kurtit dhe Kadajt ankohet në Apel për paraburgimin

Aktuale

Mbrojtja e Kurtit dhe Kadajt ankohet në Apel për paraburgimin

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
Nga një seancë ku katër deputetët ishin në gjykatë

Mbrojtja e deputetëve të Vetëvendosjes është ankuar në Apel pas vendimit për vazhdim paraburgimi.

Mbrojtja e Albin Kurtit konfirmoi për Kallxo se ka paraqitur ankesë ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit për vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj

Ankesë ndaj vazhdimit të paraburgimit ka parashtruar edhe mbrojtja e deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

Këtë e konfirmoi për Kallxo, avokati i saj Afrim Salihu.

Sipas ankesës së siguruar nga Kallxo, mbrojtja e Kadaj-Bujupit pretendon se aktvendimi për vazhdimin e paraburgimit ka qenë joligjor, sepse trupi gjykues “ka dështuar që ta dëgjojë edhe mendimin e prokurorit të shtetit siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale”.

Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat brenda 48 orëve pas paraqitjes së tyre.

Me 27 dhjetor, trupi gjykues kishte marrë aktvendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për një vit ndaj Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të dëgjohet fjala përfundimtare e prokurorisë, mbrojtjes së të akuzuarve dhe vetë të akuzuarve.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha pardje se po të pyetej ai, Albin Kurti do të ishte i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat