Thaçi për Gjykatën Speciale: Mirënjohës interesimit të ndërkombëtarëve, por vendosin deputetët

Aktuale

Thaçi për Gjykatën Speciale: Mirënjohës interesimit të ndërkombëtarëve, por vendosin deputetët

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 20:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri rreth iniciativës së një numri deputetësh të Kuvendit të Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se bisedimet që ka pasur me ambasadorët e shteteve kryesore perëndimore për planin për shfuqizimin e Ligjit për Tribunalin Special nuk kanë qenë “diçka e jashtëzakonshme”.

“Ka qenë një interesim normal. Kam zhvilluar takime me ta, dhe kam shprehur opinionin tim”, ka bërë të ditur Thaçi gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës.

“Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për interesimin që shfaq komuniteti ndërkombëtar, por, në fund të fundit, vendimet janë të njerëzve të zgjedhur nga populli”, është shprehur presidenti i Kosovës.

“Deputetët i japin llogari vetëm votuesve të tyre para së gjithash, dhe shtetit të vet”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta nënshkruante një vendim të Kuvendit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, iniciativa për zhbërjen e kësaj gjykate nuk është kundër drejtësisë, dhe kjo çështje nuk duhet dramatizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat