Punëtorët e gjykatave kërcënojnë kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Punëtorët e gjykatave kërcënojnë kryeministrin Haradinaj

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Gjykatave të Kosovës përmes një reagimi ka shprehur pakënaqësinë lidhur me vendimin për nivelizimin e pagave për punëtorët e Gjykatave.

Ata kanë  kërkuar nga qeveria që paga e tyre të mos jetë diskriminuese në krahasim me të tjerët, të cilëve, siç thotë kumtesa, paga u është rritur edhe qind për qind.

Ata kanë kërkuar rritje lineare të pagave për të gjitha pozitat.

Ky është reagimi i plotë i sindikatës së gjykatave të Kosovës:

- Kryeministrit te Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj

- Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 

Reagim mbi diskriminimin e punëtorëve te Gjykatave te Kosovës, Për nivelizimin e pagave

Te gjithë punëtorët e te gjitha gjykatave janë te pa kënaqur lidhur me vendimin e SKGJK-se për nivilizimin e pagave për punëtorë. Disa punëtorëve i është rritur një koeficient apo dy e disave fare, kurse Drejtoreve te Drejtorive ne SKGJK-së, paga iu është rritur deri ne 17.2 koeficiente.

Një rritje e tille për disa pozita neper gjykata eshë bere vetëm sa për sy e faqe dhe kjo për te përfituar vetëm pozitat ne SKGJK.

Si p.sh., pozitat e Referentëve dhe Referenteve te Larte neper Gjykata, nuk iu është rritur paga asnjë koeficient, kurse disa pozitave në SKGJK pa kualifikim te larte shkollor si p.sh., shoferët, paga iu është rritur nga një koeficient, dhe një gjë e tille përbën diskriminim ne pune, pasi qe vëllimi i punëve për këto pozita është mjafte i larte, andaj edhe rritja e pagave është e pashmangshme. Sa për shembull Arkivistët neper gjykata paguhen si pozitat me shkollim te mesëm me koeficient 6, kurse te gjitha janë me kualifikim te larte. Për shembull referentët e lart te gjykatave gjithashtu janë te diskriminuar qe nga viti 2013 sepse i u janë premtua se kanë me pas një koeficient me te lart se referent at ,qe kjo pei bie se titulli  i lart vetëm e bane një barr ma te madhe kurse ne page asgjë .

Gjyqtarëve te gjykatave i është rrite paga 100% për qind qe ne nuk jemi kundër kësaj rritje mirëpo jemi qe te ketë edhe pak dinjitet për ne qe i bjen se gjyqtaret marrin rroge prej 1800 e deri ne 3000 mije euro, kurse paga me e ulet e punëtoreve ne gjykate është 260 euro, kurse e atyre me shkollim te lart mesatarja është 400 euro.

Vlen te ceket se kategoritë e te punësuarve ne gjykata te cilat nuk janë vlerësuar apo jon zhvlerësuar nga SKGJK-ja dhe KGJK-ja e bartin barrën me te madhe te punëve në gjykata. Ju po thirreni për ngritje te cilësisë se gjykatave vetëm me rritjen e pagave te gjyqtarëve, qysh është e mundshme te këtë cilësi, kur e ter administrata e gjyqësisë diskriminohet ne tersi ,sepse pa administrate si mund te këtë ngritje cilësie ,kur nje puntor administrate i duhet te mendoj se si te siguroj bukën per fëmijët e tije.

Ne kërkojmë qe te behet rritje ne mënyrë lineare për te gjitha pozitat njejt ka nje apo dy kofiecinta per secilën pozite pra mos te kete ndasi per asnjërin gjithashtu vlen te ceket se pozitat e adminstratorve dhe shefave janë te nje niveli me pozitat e drejtorve te SKGJK-se.

Kurse koeficienti i tyre eshte 9-10. Ne qofte se nuk behet edhe njeher rishikimi i keti vendimi ne do te marrim masa radikale deri te protesta ne menyr te grevës se përgjithshme te te gjithe puntorve te gjitha gjykatave deri ne realizimin e kërkesave tona.

Zotri Kryeminister u a perkujtojm se si po duket keni harruar qe ne e kemi bere nje marrveshje qe punetoreve te gjykatave dhe prokurorive tu plotësohen dy kërkesa e qe janë : Rritja e Pagave dhe pagesa e shpenzimeve te udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat