Vendimi i Presidentit: Falen vëllezërit Ramadani dhe Kiqina

Aktuale

Vendimi i Presidentit: Falen vëllezërit Ramadani dhe Kiqina

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti me dekret fali të dënuarit për vrasjen e familjes Hajra.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.

Po ashtu personi i katërt i falur me dekret është Marko Sabiq.

Referuar dekretit të bërë publik në faqen e Presidencës, falja bëhet sot, ngase vendimi hyn në fuqi datën e nënshkrimit.

Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra  në vitin 2001.

Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Gllogovc (Drenas), thuhej në aktgjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat