Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët

Aktuale

Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi, foto: Bota sot

Presidenti Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën për shfuqizim e Gjykatës Speciale.

Ai  ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare. 

“Asnjë iniciativë qytetare e as e deputetëve që është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk është as tronditje as përplasje. Përkundrazi është një çështje që duhet shikuar dhe vlerësuar seriozisht sepse janë njerëzit e zgjedhur nga populli dhe kanë mandatin e plotë inicojnë gjëra të cilat mendojnë se janë të drejta apo mendojnë që duhet t’i shtyjnë përpara”, tha Thaçi për rtv21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat