Thaçi për shfuqizimin e Speciales: Do ta kryej obligimin tim kushtetues

Aktuale

Thaçi për shfuqizimin e Speciales: Do ta kryej obligimin tim kushtetues

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 12:47
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, por ka theksuar se si President do ta kryej obligimin e tij kushtetues.

Ai po ashtu tha se iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është kushtetuese dhe ligjore.

Thaçi: Si president do e kryej obligimin tim kushtetues

“Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike jam president i vendit dhe punoj në interes të shtetit, punoj në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik apo krahinor. Unë as nuk iu lë diçka në dorë deputetëve por as nuk iu marrë nga dora deputetëve, ata janë të zot të vetvetes, janë të zgjedhur e populli, iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe procedularisht e rregullt, si presidenti i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas homazheve tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në Prishtinë.

Raporti i Departamentit të shtetit amerikan ka shprehur shqetësime lidhur me iniciativën e deputetëve për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Ndryshe, 43 deputetë të Kuvendit më 22 dhjetor mblodhën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin Gjykatës Speciale për krime të luftë në Kosovë e cila nuk u thirr sepse dështoi dy herë në mungesë së korumit në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat