Haxhiu: Ligji për Presidentin thotë se ai duhet ta ketë pagën më të lartë se të Kryeministrit

Aktuale

Haxhiu: Ligji për Presidentin thotë se ai duhet ta ketë pagën më të lartë se të Kryeministrit

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 17:32
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se pas vendimit për rritje të pagave, kryeministri Haradinaj e ka bërë pagën e tij më të lartën në krahasim me udhëheqësit e tjerë.

Sipas Haxhiut, kjo është në kundërshtim me ligjin për presidentit, sepse neni 11 e thekson këtë, ndërsa pika dy tregon se presidenti gjithmonë duhet të ketë 25 për qind pagën më të lartë se udhëheqësit tjerë institucional.

Në një postim në ‘facebook’, ajo është shprehur se nëse Haradinaj do të ketë pagën 3000 euro, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, apo 4000.

Ky është komenti i saj i plotë.

Aktualisht, sipas vendimit të paligjshëm, arbitrar e skandaloz të Qeverisë Haradinaj për pagat e tyre, paga e Haradinajt është paga më e lartë krahasuar me pagat e udhëheqësve tjerë.

Ndërkohë në nenin 11 të ligjit për Presidentin thuhet:

Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional.

Pra nëse Haradinaj do të ketë pagën afër 3000, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, ose afër 4000, plus meditjet e reprezentacioni!

Është tmerr i vërtetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat