"Viti 2018 do të largoj nga skena politike krahun e luftës"

Aktuale

"Viti 2018 do të largoj nga skena politike krahun e luftës"

Nga: H.O. Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 23:37
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se viti që po vjen do të jetë vit i Gjykatës Speciale dhe i demarkacionit. Ai thotë më tutje se qysh në pranverë Kosova do të pësoj tronditje të mëdha, ku do të arrestohen ish komandatët.

Image
Faton Mehmeti

“Viti 2018 do të jetë vit i Gjykatës Speciale dhe vit i demarkacionit, tema këto që kanë përcjellur Kosovën edhe gjatë këtij viti.  Duke parë rrethanat aktuale besoj se Kosova në pranverë do të pësoj tronditje të mëdha, të shkaktuara nga ish komandantët të cilët pritet të arrestohen. Ata që Kosovën e kanë trajtuar si plaçkë nuk mund të pajtohen asesi që të arrestohen. Prandaj Viti 2018 mund të quhet vit i drejtësisë së vonuar për të gjithë ata që kanë bërë krime në emër të luftës, për ata që kanë vrarë kundërshtarët politikë në emër të idealit. Kosova nuk mund të shkoj më kështu, ajo duhet të pastrohet nga elemente të këqja.Vetëm kështu mund të ecim tutje, vetëm kështu Kosova mund të përjetoj ecje përpara”, ka thënë Mehmeti.

Ai thotë më tutje se në vitin 2018 Kosova do të shoh fillimin e fundit të largimit nga skena politike të krahut të luftës, dhe ndryshimit të kursit politik të vendit.

“Largimi i krahut të luftës do të jeteë çlirimi nga kapja e shtetit”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat