Haradinaj: E di që pritni shumë nga Qeveria e vendit

Aktuale

Haradinaj: E di që pritni shumë nga Qeveria e vendit

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 10:58
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në urimin për ndërrimin e viteve, ka thënë se lajm i mirë ishte investimi në energji, derisa ka shtuar se në vitin që vjenë na presin shumë punë, shumë sfida.

“Në Kosova po e mbyllet një vit jo i lehtë, një vit zgjedhjesh, një vit pune, një vit sfidash por edhe të arriturave, ndoshta lajm i mirë ishte investimi në energji. E di që vitin që vjen na presin shumë punë, shumë sfida dhe e dijë që ju pritni shumë nga Qeveria e vendit. Unë sot ju urojë 2018 me të mira në familje dhe iu premtoj që do të punojë që secili prej nesh ta kemi jetën më të mirë”, ka thënë Haradinaj në një video mesazh të postuar në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat