"Kosova në miqësi të përhershme me SHBA, gëzuar vitin 2018"

Aktuale

"Kosova në miqësi të përhershme me SHBA, gëzuar vitin 2018"

Nga: H.Orana Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:04
Lirije Kajtazi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Lirije Kajtazi në një postim në Facebook në mesazhin e saj për festën e Vitit të Ri, ka thënë se tani po hymë në fazën kur Kosova po kalon ditë vështirë, po përballet me rrezie që po vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve.

Deputetja Kajtazi në mesazhin e urimit thotë se Kosova është në miqësi të përhershme me SHBA.

Postimi i plotë:

Kosova në miqësi të përhershme me SHBA, gëzuar vitin 2018!

Në këtë fund viti mesazhi për 2018 duhet t’i përkiste përmbushjes së dëshirave të shqiptarëve për prosperitet në të gjitha fushat e jetës. Mirëpo ne tani po hymë në fazën kur Kosova dhe shqiptarët po kalojnë ditë të vështira; në kushtet e definimit ose ridefinimit të interesave gjeopolitike, ne po përballemi çdo ditë që po kalon me rreziqe të reja të cilat i vënë në pikëpyetje të arriturat tona. Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB, sjellja e papërgjegjshme e një pjese të politikës kosovare në raport me SHBA-në vë në pikëpyetje konsistencën tonë të formulës magjike të presidentit tonë Rugova “Kosova në miqësi të përhershme me SHBA”. Luhatja nga kjo formulë do të prishë shumë çka që është arritur për vite të tëra, prandaj mesazhi i im për vitin 2018 për shqiptarët gjithandej është; Kosova në miqësi të përhershme me SHBA!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat