Policia e Kosovës uron dhe falënderon gazetarët për Vitin e Ri

Aktuale

Policia e Kosovës uron dhe falënderon gazetarët për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2018 Në ora: 00:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka uruar dhe falënderuar të gjithë gazetarët për bashkëpunimin gjatë vitit 2017.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjhje për punën e gazetarëve dhe mediave në përgjithësi për punën e parreshtuar për qëllimet e përbashkëta.

Komunikata e plotë:

Në emër të pasqyrimit serioz dhe bashkëpunimit të sinqertë, Policia e Kosovës, në këtë rast zyra për informim e PK-se ju falenderon dhe ju fton që gjithnjë të bashkepunojmë edhe në vitin 2018 ashtu si deri më tani, e të vazhdojmë të? jemi afër si miq të mirë.

Ju përmes ‘syrit’ tuaj magjik bëtë që puna jonë të shfaqet e pastër ashtu siç bëhet, ju bëtë hulumtim të thellë dhe na e lehtësuat punën, ju i përcollët hapat tonë të zellshëm edhe në rastet më speciale, ju  me kontributin  tuaj sollët transparencën tonë, ju e bëtë punën e një profesionisti, ju ndihmuat t’i shfaqim sukseset tona dhe ta mbajmë opinionin mirë të informuar.

Duke i gërshetuar të gjitha kemi kënaqësinë që përmes këtij e-maili  t’ju shprehim mirënjohjen për punën tuaj të pareshtur për qëllimet tona të përbashkëta dhe po ashtu sukseset tona!

Duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi në jetë juve dhe familjeve tuaja ju urojme vitin e ri 2018…

Gëzuar…2018…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat