Huqja e vitit – Ramushi armët

Aktuale

Huqja e vitit – Ramushi armët

Më: 1 janar 2018 Në ora: 11:02
Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës i pëlqejnë armët e zjarrit. Në një prej deklaratave më të pabesueshme të vitit, Haradinaj tha për Interaktiv se ai gjuan nëpër oda, kanunçe.

Komenti u bë në përgjigje të gjuajtjes me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi në një ndejë në odën e zv/kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se as që e ka diskutuar këtë me njërin prej 5 zëvendësve të tij, porse nuk është kiamet të gjuhet me armë, sepse është pjesë e traditës së Kosovës. Por, për shumë familje në Kosovë që kanë humbur njerëzit më të dashur nga armët, apo plumbat qorr deklarata ishte skandaloze.

Për shkak të mburrjes me Kanunin, opozita nisi ta quajë Kryeministër Kanuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat