Kimete Berisha “shpërthen” me kritika: E Rambo, rrogën 3000 euro! Ec e mos u mbyt n’legen!

Aktuale

Kimete Berisha “shpërthen” me kritika: E Rambo, rrogën 3000 euro! Ec e mos u mbyt n’legen!

Nga: Bota sot Më: 1 janar 2018 Në ora: 12:42
Ramush Haradinaj, Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, vitin 2018 e ka nisur me kritika ndaj politikanëve të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka kritikuar edhe televizionet e Kosovës për programin festiv të përgatitur për festën e Vitit të Ri, përcjell Bota sot.

Berisha është ndalur edhe tek paga e kryeministrit Ramush Haradinaj, për të cilin I ka disa fjalë.

Më poshtë shkrimi i plotë:

'Ani, oh, bash najs koke valla, mashkull divlak, t'kisha propozu martesë', mos me pas kanë e martume me ty. 

Unë jam 'Ramushi', Anitë....vazhdojmë lajmet.

Çfarë niveli. 

Thuajse na nuk po i njohim, thuajse jemi budallë e po na mashtrojnë. As njerëzve të çmendur nuk u ofrohen këto mbeturina.

Po çfarë ideje është kjo aman-xhanëm me bo emisione argëtuese me njerëzit më antipatikë që i ka shiptaria.

U shkri Batoni, qafën palë palë prej vjami, (si ?i?a Glliša' ish ra klluq' para Hashimit) kah ia udhëheq zonën B (thuajse diçka shumë interesant që e pyet Hashimi-Batonin, heeej e pabesueshme, Hashimi moderator. Më e çuditshme është që Batoni është 'moderator'), e këta tjerët para Lutfisë, o Zot, a është e mundur Lutfija me udhëheq emision.

A o n'men Batoni a kush ka qenë ajo 'koka gjeniale' që u kujtu kështu me këto tentativa artistique kaq palidhje e pa sens.

Kush prej shqiptarëve është ngushtë me pa Lutfinë e Lirakun kah udhëheqin emisione politike, pash Zotin. 
Idola nuk i kemi, nuk i kemi mall.

Na kemi qejf m'i pa shumë prej tyre, ama n'hekra.

Antitalenta më të mëdhaj se na nuk ka n'botë.

Lidhje s'kemi, plus ndjenja e masës nuk na funksionon neve hiç.

Kujtojmë se artistike është muzika funerabël, e dhimbshme, prandaj shumica e televizioneve kishin vendos mu ba 'artista'.

A ka kalu vit i ri pa e ngu (plus pa e knu edhe vet) 'vet më the të dua'. Kangë që t'shtin n'dhe.

Në KTV-në qytetare kangatarët veshur zi korb me urdhër tamam si 'kori i popave' para naj liturgjie.
Depresion gjithkah.

Na kishim nevojë me kcy, m'u çartë e jo me ra n'kujtime.

Humori i stupcave gjuhën serbe e ka shkokërdhu. 

Marak janë aktorët shqiptarë me folë serbisht si Faruku. Hajt flitet një fjalë a dy serbisht, ama jo bre referat, gjithë ajo serbishte sa fëmija më pyetën 'Çka po thonë, Kim'. 

S'di ju thashë, po flasin latinisht.

Bile në Mitrovicë gjuha serbe po lulëzon, nëpër shkolllat shqipe nxënësit janë shumë kureshtarë për këtë gjuhë, i dëgjon kah të pyesin 'kako si?', e të pyesin për kuptimin e shumë fjalëve serbe, sidomos të fjalëve të ndyta, sepse ende mitrovicalitë kurrgjë-kurrgjë, bile shajnë serbisht.

Këtu ndodhin edhe çudina tjera. E kapërcejmë urën, dhe blejmë prej tregtarëve serbë pantallona fringo të reja me 50 centë.

E Rambo, rrogën 3000 euro. 
Ec e mos u mbyt n'legen.

Kur pushteti bie në duart e një të padituri, gjithçka mundesh me pritë.

Hajdeni ore e largojna.

P.S. Sot në mëngjes as hoxhallarët s'kishin qenë në nakam. Asnjani nuk e nisi ezanin përnjëherë me tjetrin. 

Plus, ju ka dalë edhe situata prej kontrolli. Ndikimi i tyre u zbeh shumë kohëve të fundit për arsye se ata s'flasin gjë tjetër përveç për vdekjen. Vdekja është sipas tyre suksesi më i madh i jetës.

E ne kemi nevojë t'i gëzohemi jetës e jo të dashunohemi në vdekjen. 

Këtu është problemi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat