Fatmir Limaj rrëfehet për padrejtësitë ndaj tij, ja çka thotë për raportin me Hashim Thaçin

Aktuale

Fatmir Limaj rrëfehet për padrejtësitë ndaj tij, ja çka thotë për raportin me Hashim Thaçin

Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:42
Fatmir Limaj

Pas tetë vitesh nëpër gjykata u shpall i pafajshëm. Përveç kësaj bashkë me partinë e tij u bë pjesë e Qeverisë.

Komandant Çeliku në nëntor u shpall i pafajshëm për akuzat që e ngarkonin sa ishte ministër i Transportit. Ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij akuzoheshin për korrupsion.

Por një verdikt i gjykatës hodhi poshtë pretendimet e prokurorit.

Kjo ishte beteja e tretë gjyqësore që fiton ish-komandanti i UCK-së, pas asaj në Hagë ku akuzohej për krime lufte, por edhe rastin Kleçka që disa herë u kthye në rigjykim.

Sukses tjetër i vitit për Limajn është edhe hyrja në Parlament si dhe ajo që u bë pjesë e Qeverisë.

Gjithashtu Limaj vitin që shkoi mori edhe një dhuratë tjetër. Ai u baba edhe i një vajze.

Duke folur për të gjitha këto në një intervistë, komandant Çeliku thotë se shpallja i pafajshëm nga të gjitha akuzat është një moment i rëndësishëm i jetës së tij ndërkohë që lutet që  askush mos ta përjetojë atë çka ka përjetuar ai.

I pyetur se çfarë marrëdhënie ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ai tha se me të dy ka marrëdhënie institucionale dhe shtetërore.

“Institucionale. Ne siç e dini jemi institucione këtu, unë jam zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, këtu e përfaqësoj shtetin e Kosovë edhe unë di të bëj dallimin në mes kryetarit të partisë dhe zyrtarit shtetëror. Unë i kryej obligimet e mia shtetërore me vetëdije e bindje sa më mirë…Në emër të shtetit të Kosovë edhe institucioneve është detyrë e imja, është obligim i im që t’i shërbej shtetit të Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie institucionale që do të shkonin në funksion të fuqizimit të këtyre institucioneve dhe në shërbim të shtetit….E njëjta gjë, marrëdhënie institucionale dhe shtetërore“, tha Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat