Haradinaj: Bullgaria do të përafrojë Ballkanin Perëndimor me BE-në

Aktuale

Haradinaj: Bullgaria do të përafrojë Ballkanin Perëndimor me BE-në

Më: 1 janar 2018 Në ora: 18:51
Ramush Haradinaj

Pas marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria, ka reaguar edhe kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në facebook, Haradinaj e ka mirëpritur këtë lajm, duke qenë i bindur se Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova po bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së, në mënyrë që vitin tjetër të aplikojë për stausin e vendit kandidat në BE.

Ky është statusi i plotë:

E mirëpres marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria mike, e cila jam i bindur se do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian.

Republika e Kosovës po e bën të duhuren në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese.

Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat