Ish agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-UÇK-së flet për shërbimet e huaja: Në luftë i besonim shumë Thaçit, por...

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-UÇK-së flet për shërbimet e huaja: Në luftë i besonim shumë Thaçit, por...

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 janar 2018 Në ora: 17:47
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi kohë më parë kishte deklaruar  që ka qenë larg fronteve të luftës,  derisa më vonë deklaroi se kishte marr pjesë në aksione ushtarake. Ende mbetet e pa qartë se çfarë e ka shtyrë presidentin Thaçi që t’i ndryshojë deklaratë e veta brenda një kohë kaq të shkurtër.

Duke folur rreth asaj se çfarë po tenton të arrijë presidenti Thaçi, dhe se a është kjo shfaqje e frikës së tij, në prag të aktakuzave të Speciales, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari ka thënë për “Bota sot” se tërë karriera e dhunshme e Thaçit ka qenë një gënjeshtër.

Image
Naim Miftari

Sipas tij, karriera e presidentit të dhunshëm të Kosovës Hashim Thaçi është një luftë me gënjeshtra me shërbime sekrete armiqësore falsifikime dhe konspiracioni.

“Hashim Thaçi nuk është themelues i UÇK-së përkundrazi Klani i tij i milionerëve-profitërve të luftës më shumë  ka dëmtuar UÇK-në sesa që ka dëmtuar Serbia me luftë dhe propagandë. Çdo vend ku ka shkel këmba e Thaçit dhe ku ka pasur ndikim ai gjërat kanë pësuar keq. Në kohë të luftës ne i besonim shumë Thaçit, sepse nuk e njihnim mirë dhe shtirej si i mirë. Por tani e dimë shumë mirë se shkatërruesi i tri UÇK-UÇPMB-dhe UÇK në Maqedoni ka qenë pikërisht Hashim Thaçi dhe Klani i tij “Pronto”, nga demilitarizimi K90 lenja e luftërave rrugëve ku u bënë pre e bandave dhe shërbimeve sekrete, vrasja e luftetarëve, burgosjet kundër UÇK-së e deri te etiketimi i UÇK-së ku padrejtësisht dhe qëllimisht ashtu siç u bë edhe  Raporti i Dik Martit kinse UÇK –ja njihet si ushtri që " ka shitur organe njerëzore" ku edhe dihet se në raportet e ndërkombëtarëve, “Organet e shitura e kanë vulën dhe ndihmën e Hashim Thaçit”, ka thënë Miftari.

Mitari edhe më tej ka parashtruar pyetjen se “përse tani pikërisht ky kundërshtim i Thaçit kundër Gjykatës Speciale  të cilin e solli vet ai me dhunë dhe shantazhe në miratim në Parlamentin e Kosovës”.

“Mendoj se e gjithë kjo është bërë  pasi Thaçi duke dashur prap të bëj tregti me ndërkombëtarët me koka te shokëve të vet pa menduar mirë, ka futur edhe veten në këtë pazar. Kjo Gjykatë nuk do ta dënojë dhe as arrestojë Thaçin por nga kjo Gjykatë Thaçi do të del si ‘pulë e lagur’ dhe karrierën e tij nuk mund ta shpëtoj dot askush. Thaçin nuk mund ta shpëtojë as miqtë e tij nga shërbimi sekret Francez DGSE, madje as Vuçiçi dhe Ivica Daçiç dhe UDB-ja e tyre, pasi të gjithë atë do të dënohen vet, që vet që i shërbyen verbërisht Thaçit”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, nëse burgosen dhe dënohen  njerëzit për të cilët flet Thaçi në vazhdimësi, Miftari thotë se është i sigurtë se të tillët do ta denoncojnë dhe shantazhojnë edhe atë për krimet e bëra.

“Jam i bindur se të gjithë ata që “ do ti burgos Thaçi” do të tregojnë dhe do ti qesin të gjitha në pah për të treguar se nga kush i kanë marr urdhrat për vrasje dhe ekzekutime politike .Thaçi gjatë luftës është parashutua në UÇK vetëm kur u vranë komandantet kryesor te luftës si Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj. Dhe ky ‘parashutim i tij’ erdhi  me ndihmën e shërbimit sekret Francez (aleat historik i Serbisë) dhe ndihmuan indirekt nga UDB serbet përmes vëllait të tij i cili ka qenë operator tereni shumë vjeçar i sigurimit shtetëror serb. Pra le ta din të gjithë se Hashim Thaçi është i kapur nga vetvetja dhe ka telashe me veprimet e veta të mëparshëm veprime të mira apo të këqija tregon vet fakti se ku jemi sot si shtet si Kosovë dhe si shqiptar të Kosovës. Fatkeqësia jonë është vetë Hashim Thaçi dhe shumë Hashima tjerë që e katandisën Kosovën sot sikur një leckë të përdorur e të ndyrë”, ka thënë Miftari.

Gazta “Bota sot”, ka kontaktuar zyrën e peridentit lidhur me këto akuza te drejtuara nga Miftari në drejtim të presidentit Thaçi, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat